Flash News

E-TJERA

Humbja me Poloninë, reagon Duka: Disfatë që dhemb, por ky është ekipi më i mirë që kemi pasur

Humbja me Poloninë, reagon Duka: Disfatë që dhemb, por ky

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 2-1 me përmbysje të enjten në Varshavë kundër Polonisë, duke sjellë eliminimin nga faza play-off e Kupës së Botës 2026 që në fazën gjysmëfinale.

Pas ndeshjes, i zhgënjyer reagoi edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

"Sonte (dje) nuk është një natë për të ulur kokën. Përkundrazi. Është një natë për të qëndruar drejt dhe për t’u mburrur me këtë skuadër, me këta djem që në çdo minutë të lojës tregojnë shpirt, karakter dhe atë gjë që nuk mësohet. Gjakun shqiptar.

Po, kjo humbje dhemb. Dhemb sepse na ndërpret një ëndërr që e kemi ndërtuar prej vitesh dhe që sot dukej më pranë se kurrë. Por ajo që këta djem treguan në fushë është më shumë se një rezultat. Është një premtim. Është prova se kjo është, pa asnjë dyshim, skuadra më e fortë dhe më e bukur që kemi pasur ndonjëherë.

Faleminderit që na bëtë të besojmë. Faleminderit që na bëtë të ëndërrojmë. Sot, çuna, nuk ka humbje që e zbeh krenarinë që ndjej për ju", reagon Duka. 

Të fundit