Flash News

E-TJERA

Humbja me Tiranën, Vllaznia shkarkon Plorin, zyrtarizon trajnerin e ri

Humbja me Tiranën, Vllaznia shkarkon Plorin, zyrtarizon trajnerin e ri

Pas humbjes me Tiranën, Vllaznia ka vendosur të shkarkojë trajnerin Elvis Proli. Ishte vetë klubi që njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit prej dy vitesh me trajnerin.

Ndërkohë, klubi nuk është vonuar për të zgjedhur pasaradhësin e Prolit. Trajner i ri i Vllaznisë është zyrtarizuar Mirel Josa, i konfirmuar edhe në njoftim nga klubi.

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur t’i ofrojë te gjithë besimin dhe mbështetjen e duhur trajnerit të njohur dhe me eksperiencë Mirel Josa në drejtimin e pankinës kuqeblu. I urojmë fat dhe suksese në përmbushjen e objektivave sezonale dhe në vazhdimësi në drejtimin e Vllaznisë”, njofton klubi.

Të fundit