Flash News

E-TJERA

Humbja ndaj Suedisë, Lala analizon Kombëtaren: Mënyra e lojës ishte pakënaqshme

Humbja ndaj Suedisë, Lala analizon Kombëtaren: Mënyra e

Kombëtarja suedeze ka arritur të fitojë me një gol kundër kombëtares shqiptare, duke bërë që sfida të mbyllet me rezultatin në 1-0.

Ish futbollisti Altin Lala komentoi në tv klan lojën dhe u shpreh se lojtarët duhet të luajnë nën presion pasi tashmë pritshmëritë janë të mëdha.

Natyrisht se çdo gjë ka dhe luhatjet. Po ta marrim gjithë edicionin që kemi luajtur ka qenë shumë i mirë. Kemi pasur shumë eufori, por si gjithmonë është e vështirë të ngrihesh sipër, por më e vështirë është të rrish sipër kështu që këtu vijnë dhe presionet tashmë, pritshmëria është e lartë.

Natyrisht që mund të humbësh, por humbja nuk është thjesht humbje ose rezultat i thellë, por mënyra e lojës, ishte pakënaqshme duke pasur parasysh që jemi dy muaj e gjysmë para kampionatit europian.

Shpresojmë që të jetë vetëm një aksident sesa të jetë vazhdueshmëria e tillë dhe secili prej lojtarëve duhet të dijë të luajë edhe në presion”, tha ai

 

Të fundit