Flash News

E-TJERA

Hyjnë në fuqi masat e reja në Kakavijë, si do të procedohet nga sot

Hyjnë në fuqi masat e reja në Kakavijë, si do të
Foto ilustruese

Këtë të hënë hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid në pikën kufitare të Kakavijës. Prej ditës së sotme dhe deri më 15 mars numri i qytetarëve që do të kalojnë në Greqi do të jetë i kufizuar.

Nga 750 që ka qenë numri i lejuar, nga sot do të kalojnë vetëm 400 në ditë. Po ashtu do të zgjatet dhe karantina, nga 7 në 14 ditë.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi pak ditë më parë se te masat e reja bën pjesë dhe kufizimi i orarit të qarkullimit, pra lëvizja do të jetë 12 orë në ditë,  nga ora 07:00-19:00.

Të gjithë personat që do të hyjnë në Greqi do t'i nënshtrohen një testi të shpejtë ndaj Covid-19.

Ndërkohë pikat e kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për një test negativ.

Të fundit