Flash News

E-TJERA

Hyjnë në fuqi masat e reja/ Punonjësit e administratës, marketeve dhe qëndrave tregtare duhet të paraqiten në punë me çertifikatë vaksinimi

Hyjnë në fuqi masat e reja/ Punonjësit e administratës,

Duke nisur nga sot në vendin tonë hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid. Atou morën nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në prag të festave të fundvitit.

Ata vendosën që nga data 4 janar punonjësit e administratës publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve duhet të jenë të pajisur me çertifikatën e vaksinimit për t'u paraqitur në puën.

Në të kundërt, ata duhet të paraqesin testin PCR negativ çdo pesë ditë ose  çertifikatë shërimi të vlefshme për 6 muajt e fundit.

Vendimit i parapriu fillimisht kryeministri Edi Rama, i cili pasi mori dozën e tretë të vaksinës paralajmëroi masa të tjera kufizuese. Ndërsa edhe në konferencën e fundit për vitin 2021 me gazetarët, Rama paralajmëroi se mund të ketë edhe masa të reja kufizuese, nisur edhe nga zinxhiri i infektimeve.

Omicron nuk ka sjellë në Shqipëri rritje të konsiderueshme të shifrave sikurse po ndodh në vendet e tjera të botës. Megjithatë pritet shtim i infeksioneve pas festave të fundvitit.

Ndryshe nga viti i kaluar apo qytetarët e shteteve të tjera, shqiptarët festuan të lirë dhe pa orë policore natën e ndërrimit të viteve. Por grumbullime pati dhe në festat që u organizuan përgjatë gjysmës së dytë të muajit dhjetor.

 

Të fundit