Flash News

E-TJERA

“Hyn dhe del nga vrimat”, Vasili: Kemi të gjitha mundësit për ta rrëzuar Ramën

“Hyn dhe del nga vrimat”, Vasili: Kemi të gjitha mundësit

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në fjalën e tij në protestën e opozitës, tha se kryeministri Edi Rama është një frikacak dhe që fshihet pas fustanit të ministreve, ndërsa theksoi se i kanë të gjitha mundësitë për ta rrëzuar.

Kemi një kryeministër që hyn dhe del nga vrimat. Një frikacak të mbaruar. Keni një kryeministër që fshihet pas fustaneve të ministreve dhe këmbaleve të Gardës. Kur kemi një frikacak, të mbaruar është turp për ne që të mos e rrëzojmë këtë pis pisi që ka rrëmbyer dhe vjedh vendin ditë përditë.

Asnjë hap mbrapa ndaj këtij frikacaku. Do ta shikoni do ikë me vrap. Vendosmëria jonë nuk duhet të ndryshojë. Kemi fuqinë dhe të drejtën me vetë, kurse hajduta trima nuk ka pasur kurrë”, tha Vasili

Të fundit