Flash News

E-TJERA

Hyn në fuqi ligji, influencerët dhe blogerët që nuk regjistrohen në QKB do t’u bllokohen llogaritë

Hyn në fuqi ligji, influencerët dhe blogerët që nuk

Ndryshimet e reja ligjore që janë publikuar ne fletoren zyrtare si pjese e paketës fiskale, e shtrijnë tashmë qartë aktivitetin ekonomik edhe në internet.

Çdo person që gjeneron të ardhura online nga blogerët te influencerët konsiderohet subjekt tregtar dhe është i detyruar të publikojë në faqen apo profilin e tij të dhënat bazë si NIPT-in, emrin e subjektit, adresën dhe kontaktin.

Ndryshimi në ligj për procedurat tatimore ka përcaktuar mënyrën qe do të ndiqet për të kontrolluar aktivitetin ekonomik online qe gjeneron të ardhura ne rrjete të ndryshme sociale. Pas njoftimit zyrtar që do tu dërgohet nga administrate tatimore kështu VIP-at do të formalziojnë punën e tyre në rrjetet sociale. Këta individë do të jenë të identifikueshëm bazuar në të ardhurat të depozituata në llogarinë e tyre bankare.

Ligji parashikon ashpërsim të masave në raste të moszbatimit të tij. Nëse brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit zyrtar nuk merren masa për publikimin e të dhënave, i kërkohet AKEP që këtyre influencerave tu bllokohet llogaria në rrjete sociale dhe aplikim të gjobës në rastet kundërshtuese.

Nevoja për këto ndryshime u diktua edhe nga kontrollet e kryera nga administrata tatimore. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm nga monitorimi vjetor janë identifikuar rreth 100 profile në rrjete sociale që në vitin 2025 gjeneruan mbi 33 milionë euro të ardhura, të depozituara në llogari bankare individuale.

Shifra që, sipas ekspertëve, tregojnë për një ekonomi online në rritje, por edhe për nivele të larta informaliteti, që tashmë synohet të futen brenda sistemit tatimor.

Të fundit