Flash News

E-TJERA

Hyn në fuqi vendimi/ Nga sot, paga minimale bëhet 32 mijë lekë, rriten pensionet

Hyn në fuqi vendimi/ Nga sot, paga minimale bëhet 32 mijë

Duke filluar nga sot, paga minimale nuk do të jetë më 30 mijë lekë, por do të rritet me 2 mijë lekë duke shkruar në 32 mijë lekë.

Vendimin e të cilit qeveria kishte planifikuar ta zbatonte më 1 korrik, do të hyjë nga sot në fuqi. Shtyrja u bë për shkak të rritjes së çmimeve dhe krizës energjetike.

Nga sot do të ndryshojë edhe tatimi mbi pagat, ku qytetarët me rroga deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë tatim. Për ata që marrin 30-35 mijë lekë do të paguajnë 6.5%, nga 13% që kanë paguar deri tani.

Tatimi ndryshon edhe për shtresën e mesme, ku qytetarët me rroga mujore 50 deri në 200 mijë lekë do paguajnë 13%, pagat mbi 200 mijë lekë do të tatohen me 23%.

Sot hyn në fuqi edhe vendimi për rritjen e pensioneve. Qeveria vendosi tre ditë më parë indeksimin me 3.3% për pensionet e të gjitha kategorive.

Akti Normativ

Ky akt normativ propozon qe te filloje nga 1 prilli 2022 rritja e pagës dysheme te patatueshme, nga 30 mije leke, qe është aktualisht, ne 40 mije leke ne muaj. Nga ky ndryshim përfitojnë 71,500 qytetare, ne masën totale prej 557 milionë lekesh ne vit. Shuma e përfitimit është mesatarisht 7 ,800 leke për vit për 9do qytetar.

 Gjithashtu, nga reduktimi i normës tatimore me 50% për tatimpaguesit me te ardhura nga paga nga 40,001 leke/muaj deri ne 50,000 leke/muaj, përfitojnë rreth 58,000 tatimpagues me një shume përfitimi rreth 11,700 leke mesatarisht për tatimpagues/vit, ose ne total 678 milionë leke/vit për te gjithë tatimpaguesit. Për me tepër, mbështetet e gjithë shtresa e mesme, duke rishikuar fashën e sipërme te tatimit progresiv.

Tatimi 23% parashikohet te filloje te aplikohet ne pagat mbi 200,000 leke/muaj, nga 150,000 leke/muaj, qe është aktualisht.

Numri i përfituesve nga ky ndryshim është rreth 5.900 tatimpagues dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23.000 leke për tatimpagues/vit, ne vlerën totale prej 13 5 milionë lekesh ne vit.

 

Të fundit