Flash News

E-TJERA

Hyn në fuqi zyrtarisht Bordi i Transparencës

Hyn në fuqi zyrtarisht Bordi i Transparencës

Qeveria ka zyrtarizuar hyrjen në fuqi të Bordit të Transparencës, një mekanizëm që synon të ndërhyjë në tregun e karburanteve për të frenuar rritjen e çmimeve. Vendimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama.

Sipas vendimit, kompanitë e hidrokarbureve kanë afat deri më 24 mars për të paraqitur pranë ministrisë së Ekonomisë përfaqësuesit e tyre, të cilët do të bëhen pjesë e bordit. Ky mekanizëm pritet të mblidhet brenda javës për të përcaktuar tavanet e çmimeve në tregun e naftës.

Ndërkohë, tregu vendas ka shfaqur stabilitet ditët e fundit. Çmimet e karburanteve kanë mbetur të pandryshuara, pavarësisht luhatjeve në tregjet ndërkombëtare. Aktualisht, një litër naftë tregtohet në intervalin 214-217 lekë, nivele që janë ruajtur që prej 19 marsit.

Më herët, Edi Rama ka paralajmëruar ndërhyrje edhe përmes politikave fiskale. Nëse çmimi i karburantit kalon 220 lekë për litër, pritet të aplikohet një ulje prej 20% e akcizës, me synim lehtësimin e barrës për konsumatorët.

Të fundit