Flash News

E-TJERA

Hyn për t’u larë, humb jetën një person në liqenin e Ohrit

Hyn për t’u larë, humb jetën një person në

Një person humbi jetën pasi hyri për t’u larë në liqenin e Ohrit.

Sipas njoftimit paraprak nga policia, J. S., 44 vjeç, nga Maqedonia e Veriut ndërroi jetë në momentin që është futur në liqen për t'u larë.

Sipas policisë, dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2023, rreth orës 18:00, në fshatin Udënisht, Pogradec, në liqenin e Ohrit, shtetasi J. S., 44 vjeç, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, në momentin që është futur në liqen për t'u larë ka ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Të fundit