Flash News

E-TJERA

Hynë në lokal të armatosur/ Policia zbardh ngjarjen, një prej autorëve nipi i deputetit socialist; skandalet e fisit Rraja

Hynë në lokal të armatosur/ Policia zbardh ngjarjen, një

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në datën 13 nëntor, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur hynë në një lokal në fshatin Zejmen, Lezhë.

Ata "terrorizuan" klientët, të cilëve u kërkuan kartat e identitetit, pasi ishin në kërkim të kushëririt të pronarit të lokalit me të cilin kishin një konflikt. Policia ka shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar të ngjarjes.

Hynë në lokal të armatosur/ Policia zbardh ngjarjen, një

Hynë në lokal të armatosur/ Policia zbardh ngjarjen, një

Ata janë Roan Brahimi, 29-vjeç, banues në Fushë-Krujë, Alesio Dobrozi, 31 vjeç, si dhe Ramazan Rraja, 28-vjeç, banues në Fushë-Krujë, nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Tre të rinjtë janë larguar jashtë vendit dhe tashmë janë në kërkim nga policia. Pronari i lokalit është identifikuar si Ani Kola, ndërsa kushëriri i tij ka inicialet L.M.

Ky i fundit ka pasur konflikt më herët me një mik të tre të autorëve. Në momentin e ngjarjes L.M., nuk ka qenë në ambientet e lokalit. Mbi autorët rëndojnë akuzat për veprat penale "Vrasja” e mbetur në tentativë, "Armëmbajtja pa leje" dhe "Kanosja", e mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim.

Roan Brahimi, Alesio Dobrozi dhe Ramazan Rraja janë me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Nipi i deputit socialist është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është arrestuar dhe më pas është lënë i lire në Holandë për trafik droge. Në gusht të 2019-ës pamjet e rënda, ku Ramazan Rraja dhunoi barbarisht një grua brenda ambjenteve të QSUT-së  u bënë virale. Por ai u la i lirë disa muaj më parë.

Familja e deputetit u vendos në qendër të vëmendjes, kur u publikua skandali i Xhisiela Malokut, ish-të dashurës së djalit të tij, Rexhep Rrajës. Djali i deputetit akuzohej për dhunë të vazhdueshme ndaj ish-të dashurës. Rasti i Xhisiela Malokut u mbyll me tërheqjen e vajzës nga denoncimet për dhunë.

Të fundit