Flash News

E-TJERA

Hynë në uzinën e armëve në Gramsh, gjykata kthen për plotësim dosjen e rusëve

Hynë në uzinën e armëve në Gramsh, gjykata kthen

Gjykata e Elbasanit ka kthyer për plotësim hetimesh Prokurorisë, dosjen e dy rusëve dhe një ukrainasi, të cilët u kapën në uzinën e armëve në Gramsh, në vitin 2022.

Vendimi është marrë tre ditë me parë, në seancën paraprake gjyqësore. Prokurorisë i është lënë afat deri në fund të muajit maj.

Prokurori po heton tre shtetasit e huaj për veprat penale “sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj”, “mbajtje pa leje të armëve të ftohta” dhe “kundështim me forcë të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.

Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin të moshave 34 dhe 23 vejç, dy shtetas rusë, si dhe Fedir Alpatov, 24 vjeç, ukrainas, u arrestuan në datë 20 gusht të vitit 2022 pas nje incidenti që u shënua brenda rrethimit të ish-uzinës së armëve në Gramsh.

Të fundit