Flash News

E-TJERA

Hyri në fushë gjatë ndeshjes me Italinë, tifozi shqiptar: Vura bast me djalin

Hyri në fushë gjatë ndeshjes me Italinë, tifozi shqiptar:

Edhe pse humbi 2- në sfidën me Italinë, kombëtarja shqiptare la gjurmë që do të mbahen mend në histori. Nedim Bajrami shënoi gol vetëm 23 sekonda pasi kishte filluar sfidën, duke thyer kështu rekordin e golit më të shpejtë në historinë e Evropianëve.

Përpos, kësaj tifozeria shqiptare kishte veshur thuajse të gjithë stadiumin e Dortmund. Madje, një prej tyre ndërpreu ndeshjen pasi hyri në fushën  e blertë.

Bëhet fjalë për Sami Rexhepin nga Skënderaj i Kosovës. Shqiptari i cili jeton prej vitesh në Dusseldorf hyri në fushë dhe me flamurin kuq e zi në dorë takoi futbollistët shqiptarë.

Për mediat e Kosovës, Rexhepi ka treguar arsyen pse e ka bërë këtë veprim.

”Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”, raportohet të ketë thënë Rexhepi.

Të fundit