Flash News

E-TJERA

Hyri për të peshkuar, zhduket 32-vjeçari te Currilat; polumbarët në kërkim të tij

Hyri për të peshkuar, zhduket 32-vjeçari te Currilat;
Foto Ilustruese

Një 32 vjeçar nga qyteti i Durrësit është zhdukur pasi kishte dalë për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti, së bashku me shokët.

Mësohet se, S.P. nuk është parë më të dilte në breg që pas ditës së djeshme, ndërkaq rrobat e tij janë gjetur në afërsi të Currilave, duke rritur dyshimet për ndonjë fatkeqësi.

Policia dhe forca detare ka filluar kërkimet me polumbarë, që në orët e para të mëngjesit, por deri tani pa rezultat.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojn për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit