Flash News

E-TJERA

Hyri për tu larë në det, mbytet i moshuari në Durrës.

Hyri për tu larë në det, mbytet i moshuari në Durrës.
Foto Ilustruese

Një pushues është mbytur në Durrës. 76-vjeçari ndërroi jetë teksa ishte duke u larë në det.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Sektor Rinia. Ndërkohë grupet hetimore ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, në orën 16:30, në Sektor Rinia, është mbytur duke u larë në det shtetasi Sh. Xh., 76 vjeç, banues në Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit