Flash News

E-TJERA

Hysaj: Ndeshja me Serbinë ndryshoi rrugëtimin e Shqipërisë drejt Botërorit 2026

Hysaj: Ndeshja me Serbinë ndryshoi rrugëtimin e Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare përgatitet për dy ndeshje kyçe në fazën e playoff-it të Botërorit 2026, dhe mbrojtësi Elseid Hysaj e konsideron vitin 2025 si më të mirin për skuadrën.

Në një intervistë për kanalet zyrtare të FSHF-së, Hysaj foli për rrugëtimin e kuqezinjve dhe momentet vendimtare që formuan besimin për kualifikimin. Sipas tij, sfida me Serbinë në Tiranë ishte kyçe për skuadrën.

“Ishte një ndeshje e bukur dhe shumë e rëndësishme, ku treguam karakter. Atë ditë kuptuam se kishim mundësi reale për fitore dhe kjo na dha besimin për ndeshjen e radhës në Serbi”, u shpreh Hysaj.

Duke folur për gjysmëfinalen e mundshme, ku Shqipëria mund të përballet me Ukrainën ose Suedinë, mbrojtësi u shpreh se të dyja janë skuadra të forta.

“Të them të drejtën, Suedinë kisha pak më shumë qejf. Ata kanë pasur disa luhatje, por janë një skuadër shumë e fortë me emra të njohur”, tha ai.

Të fundit