Flash News

E-TJERA

I akuzoi për krizë nervore, Britania ‘i përgjigjet’ Ramës: Mes shqiptarëve në gomone, edhe një vajzë e vogël

I akuzoi për krizë nervore, Britania ‘i përgjigjet’

Në një intervistë të dhënë në Forumin e Delphit në Greqi, kryeministrit Edi Rama e hoqi nga supet barrën e rëndë të emigracionit masiv të të rinjve drejt Britanisë së Madhe, dsuke ia lënë fajin qeverisë britanike.

Rama tha se Britania po kalonte një ‘krizë nervore’ dhe se është faji i qeverisë britanike për kalimin e paligjshëm të emigrantëve.

Por, duket se ‘përgjigjia’ e Britanisë së Madhe nuk ka vonuar. ‘Daily Mail’ në një artikull të publikuar disa orë pas deklaratës së Ramës, shkruan se mes shqiptarëe ilegalë që mbërritën me gomone në Dover, ishte edhe një vajzë e vogël.

Daily Mail ka nxjerë foton e vogëlushes së cilësi i ka mbuluar fytyrën. Një gomone me rreth 80 persona që besohet se ishin emigrantë u pa duke hyrë në Dover këtë mëngjes dhe në mesin e tyre, shihet edhe një vajzë e vogël.

I akuzoi për krizë nervore, Britania ‘i përgjigjet’

Dhjetra emigrantë të dyshuar që po përpiqeshin të hynin në vend me gomone u kapën vetëm disa orë pasi kryeministri akuzoi qeverinë britanike.

Rama nënshkroi një marrëveshje dypalëshe me Rishi Sunak në dhjetor, e krijuar pjesërisht për të ndihmuar në trajtimin e imigracionit të paligjshëm.

“Por ai nuk e ka fshehur neverinë e tij për komentet e bëra nga Braverman dhe të tjerë”, shkruan media britanike.

Shifrat e marra nga The Mail të dielën tregojnë se 75% e shtetasve shqiptarë që kanë mbërritur ilegalisht kanë kryer të paktën një vepër penale në MB. Dhe 30% e tregtisë së drogës të klasës A në Britani kontrollohet tani nga krerët e bandave shqiptare.

Shqiptarët – shumë prej të cilëve mbërritën ilegalisht në Britani me kamionë dhe varka të vogla – janë tani kontigjenti më i madh i të burgosurve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, me 1,582 të mbyllur këtu.

Të fundit