Flash News

E-TJERA

I akuzuar për 2 vrasje të mbetura në tentativë, arrestohet i riu me rrezikshmëri të lartë shoqërore

I akuzuar për 2 vrasje të mbetura në tentativë, arrestohet i

Policia e Durrësit ka arrestuar një 21-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit "Shkëmbi i Kavajës" është vënë në pranga shtetasi Aleksandër Mehmetaj, banues në Durrës, i cili është kapur rreth orës 01:30, në lagjen nr. 13.

Sipas burimeve zyrtare aktualisht, ndaj shtetasit Aleksandër Mehmetaj janë caktuar 2 urdhër-arreste për 2 ngjarje të ndodhura më parë, konkretisht:

• Për veprat penale "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtja pa leje", pasi më datë 02.07.2018, në Durrës, ka plagosur me armë zjarri shtetasin B. G;
• Për veprat penale "Vrasja me paramendim" e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje", pasi më datë 20.09.2020, në Tiranë, ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. B.;
•Gjithashtu, për këtë shtetas ishte caktuar dhe urdhër-ndalimi, pasi ishte në kërkim për veprat penale "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" dhe "Mosbindja nga urdhrit të punonjësit të Policisë".

Policia informon se gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, 5 fishekë dhe 4 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit