Flash News

E-TJERA

I akuzuar për evazion fiskal, arrestohet biznesmeni italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria

I akuzuar për evazion fiskal, arrestohet biznesmeni italian i shpallur

Një i kërkuar ndërkombëtar u arrestua nga karabinierët në ishullin Sicilian të Pantelleria, ku kishte vendosur të kalonte një pushim të shkurtër.

 Burri 30-vjeçar, i akuzuar për evazion fiskal, kishte rezervuar në një hotel të njohur në atë zonë, por qëllimi i tij për të kaluar pushimet pa u vënë re dështuan falë bashkëpunimit të Shërbimit për Bashkëpunimin Policor i cili raportoi praninë e tij në ishull.

Urdhër-arresti ndërkombëtar ishte lëshuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, Shqipëri, më 2 qershor 2021 dhe personi ishte shpallur i arratisur nga autoritetet shqiptare.

Autoritetet në Itali proceduan me arrestimin e tij me akuzën e evazionit fiskal dhe pesë vite burg. 30-vjeçari u transferua në burgun “Pietro Cerulli” në Trapani në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Palermos për vlerësimin e çështjes.

Të fundit