Flash News

E-TJERA

I akuzuar për korrupsion/ GJKKO lë në burg kryeprokurorin e Kukësit, ngelen në qeli dhe tre personat e tjerë

I akuzuar për korrupsion/ GJKKO lë në burg kryeprokurorin e

Gjykatat e Posaçme ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë "arrest me burg" për drejtuesin e Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi, i arrestuar më 30 Qershor nga SPAK. Në qeli janë lënë dhe Isuf Gega, sekretar në prokurorinë e Kavajës, si dhe dy shtetasit e tjerë Emirjan Beu dhe Dritan Dedja.

Edmond Kariqi akuzohet për korrupsion ku dyshohet se ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim.

Mësohet se prokurori ka rënë në përgjime ku ka marrë 2 mijë euro ryshfet për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të arrestuar. Hetimi është kryer me metoda speciale, si përgjime dhe vëzhgime në terren. Ai dyshohet dhe për disa raste të tjera për korrupsion.

Edmond Karriqi akuzohet nga SPAK për veprën penale "Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë". Ndërsa Isuf Gega, i cili kishte rolin e sekserit, akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpunim

Të fundit