Flash News

E-TJERA

I akuzuar për trafik droge dhe mashtrim në Spanjë, kapet në Itali 35-vjeçari shqiptar

I akuzuar për trafik droge dhe mashtrim në Spanjë, kapet në
Foto ilustruese

Policia italiane ka arrestuar një 35-vjeçar shqiptar, për të cilin ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Ai u kap afër shtëpisë së tij në Altopascio, teksa po hipte në makinë, raportojnë mediat italiane.

Identiteti i shqiptarit ende nuk bëhet i ditur.

35-vjeçari akuzohet për trafik droge dhe mashtrim të kryer në Spanjë në vitin 2019. Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun Lucca dhe më pas do ti dorëzohet autoriteteve spanjolle.

 

Të fundit