Flash News

E-TJERA

I akuzuar për trafik droge në Itali, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë

I akuzuar për trafik droge në Itali, arrestohet 54-vjeçari

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

U bë me dije se bëhet fjalë për 54-vjeçarin Agim Shtyllza, i akuzuar nga autoritetet italiane, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Prokurori Publik në Torino, në muajin janar 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, njoftoi policia.

Në njoftim theksohet se po vijojnë procedurat për ekstradimin e 54-vjeçarit në drejtim të Italisë.

Të fundit