Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
I akuzuar për trafik emigrantësh, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari nga Berati
Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Robert Gjika, 32 vjeç, nga Berati, është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri. Gjika akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal që dyshohet për transportimin ilegal të emigrantëve, kryesisht drejt Britanisë së Madhe, në kuadër të megaoperacionit “NOMADA”.
Sipas njoftimit të Policisë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Operacioni “NOMADA” ka zbuluar një rrjet të sofistikuar të trafikantëve, të cilët organizonin udhëtimet e paligjshme të emigrantëve, duke përfituar shuma të mëdha parash. Autoritetet shqiptare dhe ato greke bashkëpunuan për kapjen dhe ekstradimin e Gjikës, ndërsa hetimet për rrjetin kriminal vazhdojnë.