Flash News

E-TJERA

I akuzuar për vjedhje, shqiptari arratiset nga spitali i Rodosit

I akuzuar për vjedhje, shqiptari arratiset nga spitali i Rodosit

Një shqiptar është arratisur nga spitali i burgut në ishullin e Rodosit.

Prothothema raporton se shqiptari akuzohej për grabitje në tentativë dhe çështja e do të gjykohej të premten. Mësohet se i akuzuari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Rodosit, ku po trajtohej nga pneumonia pasi ishte infektuar më parë me Covid-19.

Në rrethana ende të panjohura, i arrestuari është arratisur nga spitali dhe është në kërkim. Mungesa e tij është vënë re mëngjesin e sotëm dhe menjëherë kanë nisur hetimet për gjetjen e tij.

Të fundit