Flash News

E-TJERA

I akuzuar se siguroi kushtet për vrasjen e Dumanit, ekstradohet nga Kosova, Arben Lamçja

I akuzuar se siguroi kushtet për vrasjen e Dumanit, ekstradohet nga Kosova,

Ekstradohet nga Kosova Arben Lamçja, i akuzuar nga SPAK se do siguronte kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit për llogari të Franc Copjas.

Arben Lamce është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Pas dënimit nga autoritetet Italiane për shfrytëzim prostitucioni, në vitin 2011 ai u kap në Elbasan dhe më pas u ekstradua në Itali.

Ndërsa në vitin 2016 në Elbasan dhe Tiranë iu sekuestruan disa prona, dyqane e troje si dhe dy shoqëri private në emër të tij dhe personave të tjerë të lidhur me të.

Arben Lamce bashkëpunonte me vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja në Elbasan për pastrimin e parave të përfituara nga aktivitete kriminale.

Të fundit