Flash News

E-TJERA

I akuzuari në dosjen “Plumbi i Artë”: Nuredin Dumani si vrasës me pagesë shijon jetën, ne baltosemi

I akuzuari në dosjen “Plumbi i Artë”: Nuredin Dumani si

Petrit Qoli, nën akuzë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe i përfshirë në dosjen “Plumbi i Artë”, ka hedhur akuza të forta ndaj të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Qoli deklaroi se Dumani ka përfitime dhe bën një ‘jetë luksi’ në qeli me palestër e femra. Ai ironizoi të penduarin e drejtësisë duke thënë se të gjithë do bëhen si Nuredini, do vrasin nga 5-6 vetë dhe të marrin pastaj statusin e të penduarit.

“Si çdo shqiptar, dhe ata të diasporës, jam i lumtur për SPAK dhe GJKKO. Dumani si vrasës me pagesë shijon jetën jashtë sallës dhe ne baltosemi. Ai do do Coca-Cola, palestër dhe femra. Jam dobësuar 40 kg, jemi në burg kot. Jam 25 vite besimtar, prokuroria dhe gjykata mund të ma heqin baltën. Kam frikë se do vdes nga veremi dhe jo nga burgu. Ai është mongol leshator, do bëhemi si Nuredini, do vrasim 5-6 vetë dhe 5 mln euro të groposura, dalim dhe marrim statusin”, deklaroi Qoli.

Të fundit