Flash News

E-TJERA

I arrestuar në një plantacion kanabisi në Angli, policia sekuestron pasurinë prej 500 mijë $ të 31-vjeçarit në Shqipëri

I arrestuar në një plantacion kanabisi në Angli, policia
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka vendosur sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 500 mijë dollarë të shtetasit me iniciale V.D., të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale. 

31-vjeçari është i arrestuar në Angli, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.

Sipas policisë, ai u arrestua në Angli, në një plantacion bimësh kanabisi, të cilën e prodhonte në sera dhe pastaj e tregtonte duke arritur fitime të mëdha. Gjatë kontrollit në banesë i është gjetur dhe sekuestruar një shumë prej 363.000 paund britanik. 

Prokuroria po punon për të zbuluar asete të tjera që 31-vjeçari dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë. Ndërkohë pasuria e tij prej rreth 500 mijë dollarë përbëhet nga: një njësi tregtare, dy apartamente dhe një garazh.

Të fundit