Flash News

E-TJERA

I arrestuar për eksplozivin në shtëpinë e Dukës, gjykata liron nga qelia 36-vjeçarin

I arrestuar për eksplozivin në shtëpinë e Dukës,

Gjykata ndryshoi masën e sigurisë për 36-vjeçarin Arlen Hasanaj i arrestuar për vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Dukës.

Gjykata pranoi kërkesën e avokatit për të ndryshuar masën nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”. Provat e palës mbrojtëse u pranuan nga gjykata. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Eksplozivi në shtëpinë e Armand Dukës u vendos pas debateve mes Bashkisë së Tiranës dhe FSHF, lidhur me akuzat për manipulim të procesit zgjedhor në federatë. Vetë Duka u shpreh asokohe se nuk kishte dijeni ose as dyshime se kush mund të qëndronte pas shpërthimit.

Të fundit