Flash News

E-TJERA

I arrestuar për korrupsion/ Prokurori i Sarandës ndryshon mendje, nuk paraqitetet në KPK

I arrestuar për korrupsion/ Prokurori i Sarandës ndryshon mendje, nuk
Sali Hasa

Prokurori i Sarandës, Sali Hasa që është arrestuar për korrupsion nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën që do të mbante Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ai nuk ka dërguar as avokatin. Ishte vet Hasa që kërkoi të merrte pjesë në seancën e sotme, por duket se ka ndryshuar mendim.

Prokurori i Sarandës u arrestua, pasi SPAK konstatoi se Hasa kishte pushuar një procedim penal për një kriminel kundrejt një shume parash.

Bashkë me  të janë vënë në pranga edhe 5 të tjerë të nën akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë - Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit - Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Grupi u diktua nga SPAK pas përgjimeve, pamjeve filmike dhe vëzhgimeve në terren. Prokurorit Sali Hasa pas kontrollit iu sekuestrua kompjuteri i zyrës.

Të fundit