Flash News

E-TJERA

I arrestuar për trafik droge në Itali, sekuestrohen dy prona të 49-vjeçarit shqiptar

I arrestuar për trafik droge në Itali, sekuestrohen dy prona të

Policia në Itali ka sekuestruar dy prona në komunën e Canegrate të një 49-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua në muajin mars me 8 kilogramë kokainë.

Sipas mediave të huaja, të dy dërtesat rezultojnë në pronësi të 49-vjeçarit. Gjykata e Busto Arsizio pranoi kërkesën e Prokurorit të formuluar mbi bazën e hetimeve trashëgimore të kryera nga autoritetet ndaj shqiptarit

Hetimet e mëtejshme bënë të mundur identifikimin e pronave në pronësi të të arrestuarit që ndodheshin në bashkinë Canegrate, të cilat nuk ishin në proporcion si me të ardhurat e deklaruara nga familja, ashtu edhe me aktivitetin e tyre ekonomik.

 

Të fundit