Flash News

E-TJERA

I arrestuar për trafik d*oge në Itali, Prokuroria e Tiranës sekuestron 18 pasuri të Kristian Konit dhe nënës së tij

I arrestuar për trafik d*oge në Itali, Prokuroria e Tiranës

Prokuroria Tiranës ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme të shtetasit Kristian Koni dhe nënës së tij pensioniste, pasi dyshohet se këto pasuri janë vendosur me të ardhura që rrjehdin nga veprimtari kriminale.

Kopni rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012. 

Sipas hetimeve të Prokurorisë, Koni ka përdorur identitete të ndryshme, si dhe transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara të personave përkatës.

“Sipas të dhënave të administruara nga sistemet zyrtare dhe burime të tjera ligjore, u evidentuan pasuri të shumta të paluajtshme, automjete luksoze dhe llogari bankare në emër të:

Shtetasit K. K.

Shtetases F.M., dhe

Subjektit juridik “Kriol.AL” sh.p.k., me përfaqësues ligjor të njëjtin shtetas.

Në total janë vendosur masa sekuestroje preventive mbi 18 pasuri të paluajtshme, dy automjete luksoze të llojit Range Rover dhe Smart, të regjistruara me targa karakteristike, si dhe llogaritë bankare të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në këtë hetim. Pasuritë përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës, Marikajt etj.

Sekuestrot janë vendosur me qëllim:

Parandalimin e tjetërsimit ose përdorimit të këtyre pasurive për qëllime kriminale;

Garantimin e ekzekutimit të vendimeve të mundshme gjyqësore mbi konfiskimin e tyre;

Prokuroria e Tiranes siguron opinionin publik se çdo veprim po zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin procedural penal dhe masat kundër pastrimit të parave, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendase dhe ndërkombëtare.

Hetimet vijojnë dhe pritet që në vijim të identifikohen edhe pasuri të tjera të lidhura me veprimtarinë kriminale”, njofton prokuroria.

Të fundit