Flash News

E-TJERA

I ati e denoncoi të zhdukur, gjendet i pajetë pas 5 ditësh 35-vjeçari në Lushnjë

I ati e denoncoi të zhdukur, gjendet i pajetë pas 5 ditësh

Një 35-vjeçar nga Lushnja është gjetur i pajetë në një arë, njofton policia.

Pesë ditë më parë i ati kishte denoncuar në polici si të zhdukur, ndërsa policia bën me dije se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në afërsi të lagjes “18 Tetori”, Lushnjë, është gjetur i pajetë në një pjesë toke(arë), shtetasi M. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë në datën 10.12.2022, pasi babai i tij kishte bërë kallëzim për largim nga banesa të djalit të tij i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

 

 

Të fundit