Flash News

E-TJERA

I ati me COVID-19, Gent Cakaj: Kërkoj me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv

I ati me COVID-19, Gent Cakaj: Kërkoj me urgjencë plazmë të

Ish-ministri i Jashtëm, Gent Cakaj kërkon ndihmë urgjente për babain e tij, Shkëlzen Cakaj, i cili është i infektuar me COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Cakaj njofton se babait të tij i duhet me urgjencë plazmë e gjakut për grupin A pozitiv, me 50 antitrupa. Ish-ministri i Jashtëm ka vënë dhe një numër telefoni, ndërsa shkruan se ndihmuesit duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK.

Postimi i Gent Cakajt: 

Të nderuar miq,

I shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj.
Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa!

Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.

Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998!

Ju falemnderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë!

Sinqerisht,

Genti

Të fundit