Flash News

E-TJERA

I besuari i Ballukut kërkon gjykim të shkurtuar, Berberi: Mos i përdorni të dhënat e marra nga telefoni

I besuari i Ballukut kërkon gjykim të shkurtuar, Berberi: Mos i

Ervis Berberi, i besuari dhe ish-vartësi i Belinda Ballukut, ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Nën akuzë për pastrim parash dhe korrupsion, Berberi pretendon kthimin e sendeve dhe kërkon që të mos perdoren të dhënat e marra nga celulari i tij.

Berberi u arrestua më 13 Mars 2024 me urdhër të Gjykatës së Posaçme pasi ndaj tij janë ngritur akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.

SPAK ka dyshime se shumat Berberi fillimisht si Drejtor i Efiçencës së Energjisë ka zhvilluar tre procedura prokurimi me vlerë rreth 1.2 milionë euro që janë fituar nga kompania DAAM që drejtohej nga Valter Begaj, por që defakto sipas SPAK, kompania zotërohej prej Berberit.

SPAK dyshon se në kohën që Berberi drejtonte ARSH, e njjëta kompani ka fituar tre tendera të tjerë më vlerë rreth 1 milionë euro.

Të fundit