All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

I biri akuzohet se m*sakroi partneren, flet e ëma: S’ishim dakord për lidhjen, por nuk i kërkuam të ndahet

All - Paragraf - 1

I biri akuzohet se m*sakroi partneren, flet e ëma: S’ishim dakord

Nëna e Ilirjan Selmanit, 31-vjeçarit që akuzohet se masakroi me thikë Kozeta Teço në banesën e saj në Pogradec, ka deklaruar se i biri “nuk mund të vriste askënd”.

All - Paragraf - 3

Sanie Selmani, jashtë kamerave është shprehur, se mëngjesin e krimit (28 Korrik) djali i saj ishte kthyer nga Korça dhe shkoi në derën e viktimës për të hedhur mbeturinat e partneres në kosh.

Sipas nënës së 31-vjeçarit këtë procedurë ai e bënte gjithmonë, pasi sipas saj, Kozeta Teço nuk mund të lëvizte.

Ajo u shpreh se nuk ishin dakord për lidhjen që Ilirjan Selmani kishte krijuar me viktimën, por theksoi se nuk i kishte kërkuar të ndaheshin.

“Djali im nuk mund të vriste askënd, dje ai u kthye nga Korça dhe vajti tek dera e viktimës mori mbeturinat sic bënte gjithmonë sepse ajo nuk lëvizte dhe i hodhi në kazan.

Nuk e ka bërë ai ketë vrasje, nuk ka prova. Ne nuk ishim dakord për marrëdhënien me të, por ai pavarësisht se ne nuk ishim dakord e kishte pranuar siç ishte viktimën dhe nuk i kemi kërkuar të ndahet.

Djalin tim e njohin të gjithë mund te pyesni, ai nuk krijonte probleme. Kam lexuar në media shume gënjeshtra për djalin tim, dje erdhën shume policë, desh e mbytën kur e morën. Ai është i sëmurë nga zemra. Policia të nxjerre të vërtetën, nuk është djali im siç thuhet në media”, deklaroi ajo.

Të fundit