Flash News

E-TJERA

I biri e denoncoi të zhdukur, policia e gjen 67-vjeçarin nga Prrenjasi të mbytur në rezervuar

I biri e denoncoi të zhdukur, policia e gjen 67-vjeçarin nga
Foto ilustruese

Gjendet i pajetë një person në rezervuarin e Hecit.

Sipas policisë, i moshuari banues në Prrenjas,  ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët disa ditë më parë, ndërsa policia e ka gjetur këtë të shtunë të mbytur në rezervuarin e Hecit

“Më datë 23.06.2022, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, dyshohet i mbytur në rezervuarin e Hecit, shtetasi D. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas.

Paraprakisht kishte bërë kallëzim djali i tij, për largimin nga banesa të 67-vjeçarit. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera”, njofton policia.

 

Të fundit