Flash News

E-TJERA

I biri iu emërua zv/ministër i Financave, reagon Ilir Kadia: Ata që thonë fjalë fyese dhe të pavërteta, jo më miq me mua

I biri iu emërua zv/ministër i Financave, reagon Ilir Kadia: Ata

I ati i Besart Kadisë, Ilir Kadia, gazetar, i cili ka shërbyer edhe si këshilltar i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pas komenteve të bëra lidhur me emërimin e të birit si zv/ministër i Financave.

Përmes një statusi në Facebook, Ilir Kadia shkruan se të gjithë ata që përdorin fjalë fyese pas këtij emërimi, nuk mund të jenë miqtë e tij. Sipas tij, disa nga komentet janë të pavërteta.

Postimi i plotë:

Shumë miq Facebook-u mbajnë qëndrim kundër pranimit të detyrës së zëvëndës ministrit të financave në qeverinë Rama nga im bir!Janë në të drejtën e tyre! Mirëpo kur këtë qëndrim e shoqërojnë me fjalë fyese dhe të pavërteta të tjera atëhere nuk mund të jenë miq me mua! Kaq e thjeshtë është! Shëndet të kenë!

Të fundit