Flash News

E-TJERA

I biri u vra nga shoku, babai i 33-vjeçarit: Autori më pa shtrembër kur e pyeta për djalin, ishte agresiv

I biri u vra nga shoku, babai i 33-vjeçarit: Autori më pa

Majlind Habibi, 35 vjeç, vrau shokun e tij, Branko Shkoza, pasi sipas tij ky i fundit i kishte ngacmuar bashkëshorten. Habibi e shtyu shokun e tij në kanalin e ujërave të zeza, e për pasojë 33-vjeçari humbi jetën.

Babai i viktimës ka treguar bisedën me autorin e ngjarjes ku ka rrëfyer edhe se ai ishte agresiv me familjen e tij.

“E pyeta autorin, ‘ka humb djali’, më pa shtrembër dhe iku. Ditë e natë rrinin bashkë. Fillova të marr të dhëna që kishin bërë llafe. Nuk e di pse ishin grindur. Më pas dëgjuam ‘më ka ngacmuar gruan’. Autori ka qenë agresiv, rrihte fëmijët e vet, ka gjëmuar gruan e vet me sëpatë. Kjo më ka shtyrë, mendova një agresiv mund të bëjë çdo gjë”, deklaroi babai i viktimës.

Majlind Habibi pranoi krimin dhe dha detaje për motivin e ngjarjes.

“Shkak për sherrin u bë fakti se më kishte ngacmuar gruan. Unë nuk doja ta vrisja. Po në një moment e shtyva. Nuk kisha për qëllim që ta vrisja. I kërkova të mos më ngacmonte më bashkëshorten. Ai mu përgjigj shumë keq, më ofendoi. Më tha ‘shiko bëj ndonjë punë tjetër se i zgjidh vetë hallet gruaja jote’. Në këtë moment mu errësuan sytë dhe nuk mendova gjatë. E shtyva dhe ai përfundoi në kanal. Unë më pas u largova në shtëpi dhe e lashë aty. Nuk mendova se kishte vdekur, thash më vete se do ngrihet prapë se në ujë ra. Ditën e dytë mësova se nuk kishte shkuar në shtëpi. Shkova sërish ditën e dytë te vendi ku u përleshëm, e pash që trupi i tij ishte spostuar disa metra nga vendi. Nuk kisha guxim të tregoja se çfarë kishte ndodhur. Më kapi paniku. Kur e gjetën trupin e tij dhe e mori policia dhe ambulanca thashë nuk kanë për ta kuptuar, por do mendojnë se ka rënë vetë se edhe pinte alkool. Jam penduar shumë, por nuk i kisha asnjë borxh. Më kishte rënë në qafë”, ka deklaruar para hetuesve.

Të fundit