Flash News

E-TJERA

I bllokuar prej afro 48 orësh/ Ky është Arjan Sala, i martuar dhe me një fëmijë të vogël

 

I bllokuar prej afro 48 orësh/ Ky është Arjan Sala, i martuar dhe
Arjan Sala

Arjan Sala është i riu që mbeti i bllokuar pas flakëve që përfshinë magazinën e qendrës tregtare në hyrje të Tiranës. Ndërsa po bëhen rreth dy ditë, ende nuk ka asnjë gjurmë nga 33-vjeçari.

Sala është i martuar dhe ka një fëmijë të vogël. Familjarët e tij kanë hedhur akuza ndaj zjarrfiksëve se nuk kanë punën e duhur për shpëtimin e tij. Pavarësisht ndërhyrjeve në katin e nëndheshëm të magazinës, ende nuk ka asnjë gjurmë nga shefi i sigurisë.

Ky i fundit shpëtoi disa persona, ndërsa vetë nuk arriti të dilte jashtë. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ka kërkuar ndërhyrje të specializuar të të gjitha strukturave përgjegjëse. Ai tha se nëse nuk janë kapacitetet e duhura, të kërkohet ndihmë nga shtetet partnere.

 

Të fundit