Flash News

E-TJERA

I dehur në timon, inspektori shkakton aksident në Kamëz, arrestohet nga AMP

I dehur në timon, inspektori shkakton aksident në Kamëz,

Një inspektor i policisë është arrestuar pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, shkaktoi aksident.

Nga aksidenti nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. L., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit Nr.5, Tiranë.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 16:40, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “George Bush” në Kamëz, është përfshirë në një aksident me pasojë vetëm dëme materiale.

Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.91mg/l.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë", njofton policia.

Të fundit