Flash News
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
I dehur në timon përplasi 2 automjete, arrestohet 51-vjeçari në Korçë
Policia e Korçës ka arrestuar një person pasi drejtonte automjetin i dehur nga ku përplasi dy automjete të parkuara duke shkaktuar dëme materiale.
Gjithashtu dy persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale ushtrimi i aktivitetit pa kasë fiskale si dhe mosbindja ndaj urdhrit të policisë.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, Korçë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur dy automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. D., 27 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij, në fshat, u konstatua se e ushtronte aktivitetin, pa kasë fiskale dhe pa certifikatë regjistrimi pranë organeve tatimore.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 41 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në lagjen nr. 12, Korçë, në bulevardin “Republika”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin në të cilin kishte vënë muzikë të lartë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.