Flash News

E-TJERA

I dehur në timon, përplasi 3 mjete të parkuara, arrestohet punonjësi i Gardës

I dehur në timon, përplasi 3 mjete të parkuara, arrestohet

Një punonjës i Gardës së Republikës është arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

A.Ll, 49 vjeç, ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tek vendi i quajtur kryqëzimi i Porcelanit, kur përplasi tre automjete të parkuara dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Punonjësi i Gardës është kapur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4, ku nga veprimet proceduriale ka rezultuar nën efektin e alkoolit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit” dhe “Largim nga vendi aksidentit”.

Të fundit