Flash News

E-TJERA

I dehur në timon shkaktoi aksident, arrestohet nënkomisari i Policisë Pogradec

I dehur në timon shkaktoi aksident, arrestohet nënkomisari i

Një punonjës policie, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Siç njofton Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nënkomisari L.D 46 vjeç është arrestuar një ditë më parë rreth orës 22:20, në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pasi u përfshi në një aksident me dëme materiale duke goditur një automjet tjetër dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Nga veprimet e kryera hetimore, rezultoi se nënkomisari ishte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Të fundit