Flash News

E-TJERA

I del para makinës, humb jetën 31-vjeçari në Vlorë

I del para makinës, humb jetën 31-vjeçari në Vlorë

Një 31-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në rrugën e fshatit Gjorm të Vlorës.

Viktima është shtetasi Mustafa Kapaj dhe mësohet se i riu prej disa kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sipas informacioneve nga vendngjarja, 31-vjeçari i ka dalë para një automjeti e për pasojë ka marrë dëmtime të rënda që i kanë sjellë dhe humbjen e jetës.

Ende nuk ka një informacion zyrtar nga uniformat blu mbi aksidentin e ndodhur apo shoqërimin e drejtuesit të mjetit.

 

Të fundit