Flash News

E-TJERA

I dëmtoi shtëpinë me eskavator, shqiptari vritet nga fqinji në Itali

I dëmtoi shtëpinë me eskavator, shqiptari vritet nga fqinji

Një shqiptar është qëlluar për vdekje nga fqinji i tij. Ngjarja ka ndodhur në afësri të fshattit San Polo të Arezzos.

Mediat italiane raportojnë se vrasja erdhi pas një konflikti mes viktimës dhe autorit. 57-vjeçari me origjinë nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, dëmtoi shtëpinë e fqinjit të tij.

Fillimisht, shqiptari ka dëmtuar 4 makina të parkuara aty pranë dhe më pas goditi disa herë me eskavator muret dhe çatinë e shtëpisë, duke i shkaktuar dëme.

Fqinji ka marrë pushkën dhe ka qëlluar drejt tij duke e lënë të vdekur.

Autori 53-vjeçares është arrestuar nga karabinierët, ndërsa priten hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.  

Të fundit