Flash News

E-TJERA

I dëmtuan mjetin gjatë natës, reagon anëtarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, akuza policisë

I dëmtuan mjetin gjatë natës, reagon anëtarja e

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Alida Haxhia ka reaguar pas incidentit që i ka ndodhur gjatë natës me mjetin e saj.

Ky i fundit është dëmtuar nga persona të paidentifikuar ende, teksa ishet parkuar pranë banesës. Mjeti është dëmtuar dhe i janë thyer xhamat.

Haxhia ka thënë për mediat se nuk ka asnjë konflikt dhe se përpos aktivizimit në politikë, ka edhe një biznes të vetin, por që nuk ka dyshime për sulmin.

Haxhia i drejtoi akuza policisë teksa tha se gatishmëria përballë sulmit ndaj saj ka qenë zero.

“Unë jam qytetare shkodrane, quhem Alida Haxhia. Unë kam një biznes timin privat në Shkodër, operoj dhe në pjesën e politikës Shkodranë. Mbrëmë rreth orë 22:00 kam parkuar makinën time me targa të huaja, në ambientet e resortit. Sot në mëngjes pashë makinën time të masakruar nuk e di nga kush persona, por një dyshim timin personal e kam. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, problemi ka qenë gjatë natës, por asnjë person nuk më ka lajmëruar. Policia ka ardhur në vendngjarje pas dy orësh, i kam njoftuar direkt, por ka ardhur pas dy orësh. Nuk kam absolutisht asnjë konflikt, kam një banesë të vogël në Shëngjin dhe s’kam asnjë problem. Kërkoj që policia të marrë masa, por gatishmëria e policisë së Lezhës, ishte katastrofike, zero përballë kërkesës së qytetarit”, ka deklaruar Haxhia.

 

Të fundit