Flash News

E-TJERA

I dënuar me 10 vite burg, kapet 65-vjeçari në Tiranë

I dënuar me 10 vite burg, kapet 65-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 65-vjeçar të dënuar me 10 vite burg për falsifikim dokumentesh.

Në pranga ra Musa Rama, i cili në vitin 2018 u zbulua se falsifikonte dokumente për dërgimin e shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE-së dhe Britanisë.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim, për disa vepra penale.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, kanë intensifikuar kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve në kërkim për vepra të ndryshme penale.     

Si rezultat i kontrolleve, në rrugën "Arkitekt Kasemi", është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi:

Musa Rama, 65 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave”.

Operacioni "Sundimi i ligjit" vijon. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Të fundit