Flash News

E-TJERA

I përfshirë në trafik droge me Habilajt, arrestohet në Berat ish-drejtori i Policisë në Dhërmi

I përfshirë në trafik droge me Habilajt, arrestohet në Berat

Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode, i dënuar me 12 vite burg nga GJKKO është arrestuar sot në Berat.

Bode ndodhej në arrati, ndërsa akuzohet për përfshirje në trafikun e drogës me grupin e “Habilajve”. Dyshohet se Bode iu ka ofruar ndihmë Habilajve. Fotoja e tij me Moisi dhe Florian Habilaj bëri xhiron e rrjetit.

Bode dyshohet të ketë ndihmuar Habilajt të realizonin me sukses trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali, si dhe ka mbajtur kontakte me trafikantët e Habilajve.

Të fundit