Flash News

E-TJERA

I dënuar me 12 vite burg, ndërron jetë ish-kreu i bandës së Lazaratit

I dënuar me 12 vite burg, ndërron jetë ish-kreu i bandës

Është ndarë nga jeta Razip (Gate) Mahmutaj, i cili ndodhej prej vitesh në burg.

Mahmutaj u arrestua në vitin 2014 gjatë një operacioni antidrogë në Lazarat. Ai u dënua me 12 vite burg si pjesë e dosjes ‘Lazarati’.

Mësohet se Gate Mahmutaj ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, dhe u lirua nga qelia disa ditë më parë për të kaluar ditët e fundit në shtëpinë e tij. Mahmutaj ndërroi jetë në banesë.

Mahmutaj u akuzua nga prokuroria se ishte kreu i grupit të Lazaratit, i cili organizonte kultivimin e kanabisit si edhe rezistencën ndaj Forcave Speciale RENEA.

Të fundit