Flash News

E-TJERA

I dënuar me 12 vite burgim për grabitje në Tetovë, kapet në Durrës shqiptaro-maqedonasi

I dënuar me 12 vite burgim për grabitje në Tetovë, kapet

Një shqiptaro-maqedonas i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në vendin e tij me 12 vite burgim për krimin e grabitjes, është arrestuar sot (13 qershor) nga Policia e Shtetit, teksa fshihej në Durrës.

Oficerët bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e Ermir Sadiki, 37 vjeç, banues në Tetovë, Maqedonia e Veriut.  

 “Operacioni, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në informacionin e shkëmbyer ndërmjet FAST Albania dhe FAST Maqedonia e Veriut”, thanë burime zyrtare.  

Sadiki ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Tetovës e ka dënuar në mungesë, me 12 vjet burgim, për veprën penale “vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Maqedonisë se Veriut.

Sipas dosjes hetimore, në muajin shkurt 2023, Ermir Sadiki ka hyrë gjatë natës, në një banesë në fshatin Prshovcë, Tetovë, ku ka sulmuar fizikisht pronarin e banesës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda dhe i ka marrë një shumë parash.   

Policia e Shtetit sqaroi se po vijojnë procedurat me qellim ekstradimin e këtij shtetasi në Maqedoninë e Veriut.

Të fundit